Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është takuar këtë të shtunë me kancelaren gjermane Angela Merkel në Granse, 55 kilometra në veri-perëndim të Berlinit.
Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme ukrainase, sipas të cilës Poroshenko dhe Merkel kanë diskutuar mbi situatën në lindje të Ukrainës.
Konkretisht, ka deklaruar ministri Pavlo Klimkin, kancelarja dhe presidenti janë fokusuar në mënyrat për t’i bërë presion Rusisë që të respektojë marrëveshjet e Minskut për t’i dhënë fund konfliktit në Donbas.
Gjithashtu, palët kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit Europian të Ukrainës, duke rënë dakord për asistencën që Gjermania do t’i ofrojë Kievit në këtë drejtim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...