Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia “duhet të mbahet përgjegjëse” për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë Malaysian Airlines në zonën e luftës në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.
Të 298 njerëzit në bordin e fluturimit MH17 kanë humbur jetën në këtë incident.
Në përvjetorin e katërt të tragjedisë, Poroshenko shkroi në Facebook se Ukraina “u ka ofruar hetuesve gjithë ndihmën e nevojshme”, shkruan REL.
MH17 është rrëzuar në rajonin Donjeck të Ukrainës më 17 korrik, 2014.
Në muajin maj, një ekip i hetuesve i udhëhequr nga Holanda ka konstatuar se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e cila është hedhur nga Brigada e 53-të e Rusisë.
Rusia e mohon përgjegjësinë.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?