Aktorja e filmave me pullë të kuqe, e cila së fundmi është kthyer në vëmendjen e mediave për shkak të pretendimeve mbi aferën me Donald Trump, ka paditur avokatin personal të Presidentit.
Michael Cohen është akuzuar për shpifje, transmeton portali arbresh.info
Padia e paraqitur në një gjykatë të qarkut të Kalifornisë në emër të Stephanie Clifford, që përdor emrin e skenës Stormy Daniels, shton një kthesë tjetër në betejën e filluar tashmë.
Në padi thuhet se Cohen punoi që Daniels të “mbante gojën mbyllur” në lidhje me aferën seksuale me Donald Trump.
Asaj iu tha që të heshte gjatë fushatës presidenciale të 2016-tës.
Besohet se Cohen kishte paguar aktoren me rreth 130 mijë dollarë, me kusht që ajo të mos fliste mbi aferën gjatë fushatës presidenciale.
Donald Trump ka mohuar pretendimet e aktores pornografike./arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?