Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050.
Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore “Pew” është ardhur në përfundim se popullsia myslimane e Europës do të rritet gjatë dekadave të ardhshme, edhe nëse imigrimi ndalet, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info
Sipas skenarit “zero migracion” , myslimanët do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë në Europë deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.
Studiuesit thonë se kjo ndodh për shkak të nivelit të lindjeve të shumta.
Vendet që do të përjetojnë ndryshim të madh të popullsisë myslimane janë Belgjika, Franca dhe Italia.
Që nga viti 2016, në Britani të Madhe jetojnë rreth 4.1 milionë njerëz, ndërsa në Europë rreth 24.9 milionë.
Mëgjithatë, studimi parasheh që në Britani të Madhe numri i myslimanëve të rritet deri në 16.7 përqind, rreth 13 milionë njerëz.
Studimi vlerëson se 58.8 milionë muslimanë do të përbënin 11.2 për qind të popullsisë në një skenar të “migrimit të mesëm”.
Gjermania dhe Suedia do të përjetojnë rritje të madhe të popullsisë myslimane, pasi të dy vendet kanë pranuar një numër të madh refugjatësh gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...