Sistemet italiane të mbrojtjes sociale tashmë po luftojnë për të përballuar plakjen e popullsisë, por tani për tani autoritetet nuk kanë gjetur zgjidhje se çfarë të bëjnë për këtë çështje, shkruan Euronews të shtunën.
Italia ka prej kohësh një nga nivelet më të ulëta të lindjeve në Bashkimin Evropian dhe vendi po plaket shumë më shpejt se vendet e tjera anëtare. Parashikohet që situata vetëm të përkeqësohet.
Sipas statistikave të qeverisë, numri mesatar i fëmijëve për grua italiane ra nga 1.24 në vitin 2022 në 1.2 në vitin 2023. Ekspertët thonë se nëse kriza e popullsisë vazhdon, popullsia e Italisë prej 59 milionë banorësh mund të bjerë me gati 1 milion në vitin 2030.
Zgjidhja e krizës është një nga politikat kryesore të qeverisë dhe prioriteti kryesor i partisë së ekstremit të djathtë në pushtet. Por ndërsa debati se si të zgjidhet kriza e popullsisë është politizuar prej vitesh, shumë argumentojnë se është e nevojshme të gjendet konsensus për zgjidhje.
Gigi De Palo, kreu i Fondacionit të Fertilitetit, këmbënguli se kriza duhet të trajtohet si apolitike, duke theksuar se prek njerëz në kategori të ndryshme demografike.
“Kjo është një çështje që shqetëson të gjithë dhe të gjithë spektrin politik, por edhe të gjitha kategoritë sociale nga emigrantët deri tek të moshuarit”, ka thënë ai.
Drejtoresha e përgjithshme e Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, Sabrina Prati, ka thënë se kriza ka qenë “e vazhdueshme” për shumë vite. Vetëm në vitin 2023, qeveria ka ndarë rreth një miliard euro për masat që synojnë të ndihmojnë gratë të përballen me amësinë dhe punën.
Por Adriano Bordignon, president i Forumit Kombëtar të Familjeve, beson se kjo nuk mjafton dhe se nevojitet ndërhyrja e BE-së.
“Ne po flasim për një sfidë shumë të vështirë me përmasa historike për të gjithë botën perëndimore. Si mjet i fundit, Evropa duhet të ndërhyjë”, ka deklaruar ai.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...