Popullsia e fëmijëve të moshës nën 14-vjeçare në Japoni, arriti në rreth 15 milionë duke shënuar nivelin më të ulët që nga viti 1982, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Brendshme, nga muaji prill popullsia e fëmijëve të moshës 14-vjeçare dhe nën është zvogëluar për 200.000 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u ulur në 15,12 milionë.
Popullsia e fëmijëve, e cila përbën 12 për qind të popullsisë së përgjithshme, shënoi rritje vetëm në kryeqytetin Tokio, ndërsa në prefekturat tjerë shënoi ulje. Sipas grafikave dhjetë vjeçare popullsia e fëmijëve në vitin 1955 ishte 33,4 për qind, në 1965 ishte 25,6 për qind, në vitin 1975 24,3 për qind, 21,5 për qind në 1985.
Më tej në vitin 1995 është shënuar 16 për qind, 13,8 për qind në 2005 dhe 12,5 për qind në vitin 2015.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell