Google ADS

Populli i thotë ‘po’ Elon Musk që të shesë 10% të aksioneve të Tesla-s

08:28 | 8 Nëntor 2021
F.T

Elon Musk duhet të shesë rreth 10 për qind të aksioneve të tij në Tesla, sipas 57.9 për qind të njerëzve që votuan në sondazhin e tij në Twitter duke pyetur përdoruesit e rrjetit të mediave sociale nëse ai duhet të shkarkojë aksionet, transmeton arbresh.info.

Mbi 3.5 milionë njerëz votuan në sondazhin e thirrur nga vetë Musk në Twitter. Rreth 58% e tyre ishin pro shitjes së aksioneve nga ana e Musk.

“Unë isha i përgatitur të pranoja secilin prej rezultateve,” tha Musk, pas përfundimit të votimit.

Përkatësisht, bëhet fjalë për 10% të tyre. Vlera e përllogaritur është prej 21 miliardë dollarësh.

Njeriu më i pasur në botë, e pati premtuar dëgjimin e “popullit të Twitter-it”, por një përgjigje përfundimtare nga ana e tij ende nuk ka ardhur pas rezultateve.

Fatura financiare në fund për të, në rast të një vendimmarrjeje të tillë, pritet të jetë e lartë.

Po aq e vërtetë nga ana tjetër, është që ky vendim të mos e dëmtojë edhe aq sa mendohet manjatin e makinave elektrike.

Elon Musk prezanton Tesla Roadster, 2020

Falë një klauzole në kontratën e tij me Tesla, ai ka të drejtë të blejë aksione me çmim shumë të ulët. Kjo, në rast se kompania performon në mënyrën e parashikuar përgjatë një periudhe kohore.

Konkretisht, për shkak të shitjeve shumë të mira nga Tesla, Musk ka të drejtë të blejë një aksion për 6.24 dollarë. Ndërkohë, çmimi real i tregut është 1 mijë e 222 dollarë.

Kështu, ai do të rikuperonte një sasi të madhe parash dhe aksionesh njëkohësisht.

Por, në mënyrë që Musk të paguajë taksën e majme, duhet gjithashtu të plotësohet plani i demokratëve për ta taksuar atë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme