Sekretari në largim i Shtetit, Mike Pompeo, është duke zhvilluar një vizitë të pashembullt në vendbanimet izraelite në Bregun e Pushtuar Perëndimor, duke u bërë zyrtari i parë i lartë i Shteteve të Bashkuara që shkon atje.
Vizita në Psagot vjen një vit pasi Pompeo kishte deklaruar se vendbanimet e ndërtuara nga izraelitët nuk janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, duke e ndryshuar krejtësisht një qëndrim afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për këtë çështje.
Pompeo arriti në Izrael të mërkurën në atë që pirtet të jetë vizita e fundit në këtë shtet para se të largohet nga posti i lartë në janar të vitit të ardhshëm.
Të enjten në mëngjes, ai zhvilloi bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, të cilin Shtetet e Bashkuara e njohin si kryeqytet të Izraelit, ndryshe nga shumica dërrmuese e shteteve të botës.
Më vonë gjatë ditës, Pompeo pritet që ta vizitojë edhe Rrafshnaltën e Golanit, të cilën Izraeli e kishte pushtuar nga Siria gjatë një lufte në vitet e gjashtëdhjeta.
Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vitin e kaluar vendosi që Izraelit t’i njihet zyrtarisht sovraniteti në rrafshnaltën strategjike, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri