Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se SHBA planifikon të krijojë zonën e sigurt në Sirinë veriore për të reduktuar rrezikun e sulmeve terroriste ndaj Turqisë dhe për të shmangur tensionet e mëtejshme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, Pompeo theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e OKB-së për një zgjidhje politike në Siri dhe se do të vazhdojë me përpjekjet e saj për të reduktuar rrezikun e dhunës.
“Ju keni parë punën që kemi bërë me turqit në Munbixh në perëndim të lumit Eufrat”, tha Pompeo, duke iu referuar patrullave të përbashkëta nga trupat amerikane dhe turke në zonë.
“Ne jemi duke u përpjekur për të krijuar një sistem, diçka që mund të shtohet në të. Quajeni atë një ‘tampon zonë’, ajo do të reduktojë rrezikun e sulmeve terroriste nga Siria në Turqi”, theksoi Pompeo.
Pompeo theksoi se zona e sigurt e planifikuar po ashtu synon të parandalojë tensionet e mëtejshme midis Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga SHBA-të në zonë.
Aktivitetet e grupit terrorist PYD/PKK në Sirinë veriore kanë qenë një shqetësim i madh i sigurisë për Ankaranë, ndërsa administrata e SHBA-ve e shihte grupin si një “partner të besueshëm” në luftën kundër DEASH-it.
Udhëheqësit turk kanë paralajmëruar me kohë homologët e tyre amerikanë se nuk mund të mbështeten në një organizatë terroristë në luftën kundër një grupi tjetër terrorist.
PKK e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka zhvilluar një fushatë terroriste kundër Turqisë për më shumë se 30 vite dhe ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...