Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka bërë thirrje për një armëpushim në Jemen, duke shtuar se është koha për t’i dhënë fund konfliktit përmes pajtimit, vendosjes së paqes dhe rindërtimit të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Pompeo tha se konflikti që vazhdon në Jemen që nga viti 2014 duhet të përfundojë dhe të fillojnë bisedimet e paqes.
“SHBA-të u bëjnë thirrje palëve të mbështesin të dërguarin special të Kombeve të Bashkuara në Jemen, Martin Griffiths, për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin në Jemen. Është koha që t’u jepet fund armiqësive dhe sulmeve të kryera me raketa dhe avionë pa pilot (dronë) nga zonat e kontrolluara nga Huthi drejt Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)”, ka thënë Pompeo.
Gjithashtu në anën tjetër Pompeo theksoi se edhe koalicioni nën udhëheqjen e Arabisë Saudite duhet të ndalë të gjitha bombardimet ndaj rajoneve civile në Jemen.
“Në nëntor të këtij viti, nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të OKB-së për Jemenin duhet të fillojnë bisedimet e pavarura në një vend të tretë për të zbatuar masat për rritjen e besimit në diskutimin e problemeve kryesore të konfliktit, për çmilitarizimin ushtarak të kufijve si dhe për të shkatërruar të gjitha armët e mëdha nën vëzhgimin ndërkombëtar”, potencon Pompeo.
Pasi ka vënë theksin se përfundimi i armiqësive dhe një rifillim i fortë i një zgjidhjeje politike do të lehtësonte gjithashtu krizën humanitare në rajon, Pompeo tha se “Është koha për t’i dhënë fund konfliktit përmes pajtimit, vendosjes së paqes dhe rindërtimit të vendit”.
Poashtu edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, në fjalimin e tij në Institutin për Paqe në SHBA, bëri thirrje për sigurimin e një armëpushimi brenda 30 ditësh në Jemen dhe për fillimin e bisedimeve të paqes.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...