Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, sot do të udhëtojë për në Bruksel.
Siç ka njoftuar Departamenti i Shtetit, ai do të takohet me zyrtarët evropianë dhe temë e bisedimeve do të jetë çështja e Iranit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Javën e kaluar, vendet e BE-së kanë thënë përmes një qëndrimi të përbashkët se ato do të refuzojnë “ultimatumet” e Iranit dhe kanë ftuar këtë vend që të vazhdojë angazhimet sipas ‘Marrëveshjes së Iranit’.
Kjo pasi ky shtet ka thënë se planifikon që të tërhiqet “prej disa angazhimeve” nga marrëveshja.
Kjo ka ardhur pasi që presidenti i Amerikës, Donald Trump vuri sanksione për sektorët iranian si të hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit.
Pompeo kishte planifikuar që këtë të hënë të udhëtojë për në Moskë por që ka anuluar këtë. Të martën ai do të takohet me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...