Shefi i diplomacisë amerikane Mike Pompeo ka shtyrë një vizitë të planifikuar në Ukrainë për të “monitoruar situatën” në Irak, njoftoi sonte Ministria e Jashtme e SHBA-së.
Në Irak, protestuesit pro-iranianë sulmuan të martën ambasadën amerikane në Bagdad. Pompeo shtyu një turne botëror gjatë së cilës përveç Ukrainës, do të vizitonte edhe Bjellorusinë, Kazakistanin, Uzbekistanin dhe Qipron.
Ministria tregoi se Pompeo do të vizitonte më pas ato vende, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, protestuesit pro-iranianë të mbledhur pranë Ambasadës së SHBA në Bagdad u tërhoqën sot. Marinsat amerikane që ruanin ambasadën më herët sot qëlluan me gaz lotsjellës në qindra paramilitarë të mbështetur nga Irani dhe përkrahësit e tyre u mblodhën jashtë ndërtesës.
Më vonë, ushtarët irakianë, policia federale dhe njësitë elitare kundër terrorizmit u vendosën përgjatë gardhit midis protestuesve dhe kompleksit të ambasadës. Nuk kishte asnjë konflikt apo tension midis forcave të sigurisë irakiane dhe protestuesve.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka akuzuar Iranin për sulm të ambasadës në Bagdad, ndërsa autoritetet iraniane kanë mohuar çdo përfshirje.
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse