Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha më 8 korrik se Shtetet e Bashkuara “do të ndërmarrin veprime që ruajnë dhe mbrojnë” të dhënat private të amerikanëve që të mos bien në duart e Partisë Komuniste Kineze.
“Pra, ajo që do të shihni është se administrata amerikane do të ndërmarrë veprime që ruajnë dhe mbrojnë atë informacion dhe mohojnë qasjen e Partisë Komuniste Kineze në informacione private që u takojnë amerikanëve”, tha Pompeo.
Pompeo ka thënë më herët se zyrtarët e SHBA-së janë duke e konsideruar ndalimin e disa aplikacioneve kineze, përfshirë aplikacionin mjaft të popullarizuar TikTok.
Pompeo gjithashtu vlerësoi kompanitë e teknologjisë amerikane Facebook, Google dhe Twitter për refuzimin e tyre për t’iu nënshtruar kërkesave që t’i dorëzojnë të dhënat e përdoruesve, qeverisë së Hong Kongut dhe u bëri thirrje kompanive të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë.
Pekini po lëviz me shpejtësi drejt konsolidimit të masave të sigurisë duke minuar liritë digjiitale në rajonin gjysmë-autonom të Hong Kongut.
Hong Kongu po përballet tash e një vit me protesta që kundërshtojnë ndërhyrjet e Pekinit.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...