Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomepo, tha sot se Shtetet e Bashkuara do të përfshihen më shumë në diplomacinë e Balkanit.
Në këtë konteks, ai përmendi takimin në Uashington mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton portal arbresh.info
“Ka ende shumë për të bërë. Ky është një proces, por ne kemi bërë një hap të parë të mirë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në një mënyrë serioze,” tha Pompeo në Dubrovnik kur u pyet nga gazetarët në lidhje me nënshkrimin e një marrëveshje ekonomike në Uashington dhe situata në rajon.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në Ballkan, sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Pompeo në Dubrovnik pas një takimi me Kryeministrin kroat Andrej Plenković./arbresh.info/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...