“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar të mos e harrojnë kurrë këtë tragjedi. Ne e ndajmë pikëllimin me familjet që kërkuan pa pushim drejtësi për 8 mijë jetët e humbura të pafajshme gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Pompeo.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dërgoi mesazhin e tij sot në përkujtimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin tha se pas 25 vitesh ata kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe të prosperuar.
Ai tha se sot po shënojmë një përvjetor të trishtuar, 25 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar të mos e harrojnë kurrë këtë tragjedi. Ne e ndajmë pikëllimin me familjet që kërkuan pa pushim drejtësi për 8 mijë jetët e humbura të pafajshme gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Pompeo.
Pompeo tha se SHBA qëndron pranë “miqve të saj të shkëlqyer në BeH”.
“Një gjeneratë e tërë është rritur që nga ajo ditë e tmerrshme. Ata prej nesh që mbajnë mend atë që ndodhi një çerek shekulli më parë, kanë detyrim të ndërtojnë një të ardhme më të qetë dhe të prosperuar në demokraci. Të ndërtojmë një të ardhme që do të jetë e mirë për të gjithë popujt, pavarësisht racës dhe fesë dhe të bashkohemi në vlerat e përbashkëta të bazuara në të drejtat e individëve”, tha Pompeu duke shtuar:
“Të bëjmë që e ardhmja, me shumë mësime nga Srebrenica të mbahet mend dhe të mos përsëritet kurrë, të jetë një dritë. Sot, SHBA shpreh përkushtimin e saj për këtë qëllim së bashku me partnerët e saj në Bosnjë e Hercegovinë dhe në botë”.
Kujtojmë se më shumë se 8.000 meshkuj muslimanë boshnjakë u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë./AA/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...