Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, sot tha se Washingtoni i kupton shqetësimet e Turqisë dhe përpjekjet e saj për të mbrojtur kufijtë dhe njerëzit e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një intervistë për televizionin Al Arabiya të financuar nga sauditët, Pompeo tha se SHBA kërkon përgjegjësi për ata që janë të përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në Konsullatën Saudite në Stamboll në tetor.
Pompeo aktualisht qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme.
Ai tha se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, refuzon të kufizojë lidhjet me Arabinë Saudite ndaj çështjes së Khashoggit.
Pompeo tha se Trump e konsideron mbretërinë një “aleat kyç” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partneriteti i tyre do të vazhdojë.
Khashoggi, një rezident i SHBA-ve, hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll duke kërkuar dokumente që do ta lejonin atë të martohej me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz.
Trupi i tij ende nuk është gjetur në mes të raportimeve se është shpërbërë dhe tretur kimikisht.
Arabia Saudite ka akuzuar 11 persona për vrasjen e Khashoggit dhe po kërkon dënimin me vdekje për pesë të dyshuar. Por kritikët thonë se pas një qortimi ndërkombëtar individët po marrin fajin e operacionit të princit të kurorës, Mohammed bin Salman.
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës