Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin të drejtën e Arabisë Saudite “për të mbrojtur veten” dhe se Uashingtoni nuk do ta tolerojë “sjelljen kërcënuese të Iranit”.
Pompeo i bëri komentet në Twitter pas takimit në Riad me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.
Tensionet në rajon janë rritur edhe më shumë që nga sulmi i 14 shtatorit në kompleksin më të madh të prodhimit të naftës në Arabinë Saudite.
Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë militantët Huthi në Jemen, të cilët janë të lidhur me Iranin.
Por, Uashingtoni dhe Riadi kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin shkruan REL
Të mërkurën, Arabia Saudite ka paraqitur disa pjesë të raketave dhe dronëve, që tha se tregojnë se sulmi “është sponsorizuar padyshim nga Irani”.
Teherani e ka mohuar përfshirjen dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër çdo sulmi që ka në shënjestër Iranin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa opsione, përfshirë luftën, janë në dispozicion si përgjigje.
Trump po ashtu tha ka urdhëruar Thesarin amerikan që të rrisë sanksionet ndaj Iranit.
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...