Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të premten tha se ishte i kënaqur me përparimin drejt krijimit të një Qendre të Përbashkët Operacionesh në Turqi për të koordinuar krijimin e një zone të sigurt në veri-lindje të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Jam i kënaqur që bisedimet midis SHBA-ve dhe Turqisë çuan në përparim të rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi të qëndrueshëm të sigurisë për të adresuar shqetësimet tona të përbashkëta të sigurisë në veri-lindje të Sirisë”, tha Pompeo në Twitter.
“Krijimi i zonës së sigurt do të ishte një hap i madh drejt arritjes së paqes dhe sigurisë”, shtoi ai.
Zyrtarët ushtarakë turq dhe amerikanë ranë dakord të mërkurën se zona e sigurt do të ishte një “korridor paqeje” për sirianët e zhvendosur që dëshirojnë të kthehen në shtëpi dhe për krijimin e Qendrës së Përbashkët të Operacioneve.
Të dy palët gjithashtu ranë dakord për zbatimin e menjëhershëm të masave për të adresuar shqetësimet e sigurisë së Turqisë.
Liverpooli i papërmbajtshëm ndaj West Hamit, ia shënon pesë ...
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...