Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i premtoi botës një “tranzicion të qetë” pas zgjedhjeve në SHBA, por refuzoi të pranojë fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, duke thënë se presidenti Donald Trump do të mbetet në pushtet.
“Do të ketë një tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump”, tha Pompeo në një konferencë për media.
“Bota duhet të ketë besim se tranzicioni i nevojshëm, që siguron se Departamenti i Shtetit është funksional… me presidentin në zyrë, më 20 janar, një minutë pas mesditës, do të jetë i suksesshëm”, tha Pompeo, duke iu referuar datës së inaugurimit presidencial.
Udhëheqësit botërorë, përfshirë shumicën e aleatëve amerikanë, e kanë uruar Bidenin për fitoren në zgjedhje.
Mediat amerikane e kanë parashikuar fitoren e tij të shtunën, katër ditë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.
Por, Trump ka refuzuar të pranojë humbjen dhe, pa sjellë ndonjë provë, ka pretenduar se zgjedhjet janë vjedhur.
Trump ka kërkuar rinumërime të votave dhe ka paralajmëruar veprime ligjore.
Biden ka mbajtur fjalimin e fitores, duke u zotuar se do të jetë president i të gjithëve, ndërsa ka paralajmëruar se prioritet i administratës së tij do të jetë lufta kundër pandemisë së koronavirusit.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?