Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka nisur vizitën e tij në pesë shtete evropiane, në disa prej të cilave, zyrtarët amerikanë besojnë se është duke u rritur ndikimi i Rusisë dhe Kinës.
Pompeo është planifikuar të arrijë në Hungari më 11 janar, për të vazhduar më pas vizitën në Sllovaki dhe Poloni.
Ai pritet të kompletojë udhëtimin e tij me disa vizita në Bruksel dhe Rekjavik të Islandës, më 15 janar.
Një zyrtar i lartë i administratës ka thënë se Pompeo do të takohet me kryeministrin hungarez, Victor Orban, i cili njihet si përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump.
Zyrtarët kanë thënë se bisedimet do të fokusohen “në përpjekjet që po bëhen për të rritur bashkëpunimin në siguri, në luftimin e agresionit rus si dhe mbështetjen për Ukrainën”.
Përveç tjerash, të dy zyrtarët pritet të diskutojnë dhe rolin e Hungarisë në Afganistan si dhe në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Lindje të Mesme.
Po i njëjti zyrtar ka thënë se Pompeo “do të tregojë mbështetje për pjesëtarët e shoqërisë civile” në Hungari, kur të takohet me liderët e organizatave joqeveritare.
Në të kaluarën, Hungaria është klasifikuar nga organizata Freedom House si shtet “i lirë” në aspektin politik, mirëpo në raportin e vitit 2019, ai është renditur në mesin e shteteve “pjesërisht të lira” për shkak të sulmeve të partisë së Orbanit ndaj mediave, gjykatave, grupeve fetare, akademisë, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat.
Në Poloni, Pompeo do të jetë pjesë e një konference për Lindje të Mesme, e cila pritet të fokusohet te çështjet rreth Iranit.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...