Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo parashtroi një listë me kërkesa gjithëpërfshirëse për një marrëveshje të ardhshme me Iranin dhe kërcënoi me sanksione të ashpra, nëse Teherani nuk ndryshon qëndrim.
Fjalimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit tek Fondacioni Heritage, shpalos strategjinë e administratës Trump, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin në fillim të muajit.
Çdo marrëveshje e re, theksoi zoti Pompeo, duhet të përfshijë heqjen dorë përfundimisht nga programi i armëve bërthamore, nga transferimi i raketave balistike dhe nga ndërprerja e “aktiviteteve destabilizuese” në mbarë Lindjen e Mesme.
Në se Irani nuk ndryshon kurs, Shtetet e Bashkuara “do të ushtrojnë një presion financiar të paprecedent”, paralajmëroi zoti Pompeo.
“Këto kanë për të qenë sanksionet më të fuqishme në histori. Regjimi iranian ka luftuar për vite me radhë në mbarë Lindjen e Mesme. Pasi sanksionet tona të hyjnë plotësisht në fuqi, Irani do të vvihet në vështirësi të mëdha për ta mbajtur gjallë ekonominë e vendit,” – tha zoti Pompeo.
Administratae presidentit Trump është zotuar të rivendosë sanskionet që u hoqën në kuadrin e marrëveshjes së vitit 2015, të nënshkruar mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve europiane.
Vendet europiane janë duke zhvilluar bisedime me Iranin, në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen. Por nuk është e qartë në se kjo përpjekje e europianëve mund të ketë sukses.
Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, tha se “mbështetja politike e Bashkimit Europian për marrëveshjen bërthamore nuk është e mjaftueshme”,sipas medias shtetërore iraniane.
Por nuk është gjithashtu e qartë, në se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë të ushtrojnë presion të mjaftueshëm financiar ndaj Iranit, pa patur mbështetjen e kompanive europiane./VoA/
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...