Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, vizitën e parë jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do ta zhvillojë në Izrael më 13 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i shtetit në një njoftim bëri të ditur se Pompeo më 13 maj do të vizitojë Izraelin.
“Sekretari i shtetit Pomepo, do të trajtojë çështjet rajonale të sigurisë dhe luftën e izraelit kundër COVID-19 me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zëdhënësin e Knesset Benny Gantz”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin ku nuk u dhanë detaje të tjera, u theksua se Izraeli është “aleati më i fuqishëm” i SHBA-së në periudhën e administratës së Donald Trump.
Pompeo do të jetë zyrtari i parë i huaj që do të vizitojë Izraelin në kohë të pandemisë së COVID-19.
Tërhoqi vëmendjen se vizita ndodh në një periudhë kur pritet që Netanyahu të njoftoj mbi vendimin “e aneksimit” të vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...