Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, do të udhëtojë në Rusi këtë fundjavë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe kryediplomatin e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, Pompeo do të niset të dielën dhe do të mbërrijë në Moskë të hënën për t’u takuar me stafin e ambasadës së SHBA-ve, si dhe është planifikuar të vendosë kurorë te Varri i Ushtarit të Panjohur.
Të martën, tha ajo, Pompeo do të takohet me presidentin Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov, në Soçi të Rusisë për të “diskutuar mbi gamën e plotë të sfidave dypalëshe dhe shumëpalëshe”.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, javën e kaluar foli me Putinin në një diskutim që Trump e karakterizoi “shumë produktiv”.
Kurti në Pejë: Fitoren e Vetëvendosjes nuk mund ta ndalë asn...
Atentat në Vlorë, vritet me armë zjarri brenda mjetit të tij...
Moyes jep lajmin e madh për Brojën, sulmuesi shqiptar i ka s...
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve...
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Ku...