Pompeo “i pikëlluar” nga reagimet për Lartësirat e Golanit

16:59 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, tha se ndihet “i pikëlluar” nga reagimet që kanë ardhur nga shumë vende, kryesisht nga Turqia, pasi presidenti Donald Trump njohu kontrollin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam i pikëlluar, por jo i befasuar”, tha Pomepo duke folur në një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit, i pyetur se “si e prisni reagimin e Turqisë, Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Kanadasë në lidhje me Lartësirat e Golanit”.

“E mbaj mend edhe kohën kur morëm vendimin për të zhvendosur ambasadën tonë në Kuds. Ne marrim për bazë faktet në terren për secilën çështje dhe shpresojmë që edhe vendet e tjera do të kuptojnë rëndësinë e kësaj situate duke u bashkuar me ne. Bisedimet tona me këtë pjesë të vogël të vendeve do të vazhdojë”, tha Pompeo.

Ndërkaq, në pyetjen se “A mund të marrin çdo territor që dëshirojnë vendet e fuqishme pavarësisht ligjit ndërkombëtar”, Pompeo tha: “Kategorikisht që jo, por kjo është një situatë shumë e veçantë. Izraeli po bën mbrojtje”.

Deklarata e Trumpit për Lartësirat e Golanit vazhdon të shkaktojë reagime të mëdha në opinionin publik.

Ndërkohë, OKB, Bashkimi Evropian (BE), Turqia, Britania, Rusia, Kanadaja, Liga Arabe dhe shumë vende të tjera dhe institucione ndërkombëtare, njoftuan se nuk e njohin vendimin e njëanshëm të qeverisë amerikane.

Izraeli që prej vitit 1967 e deri më sot mban nën pushtim Lartësirat e Golanit, të cilat janë territor i Sirisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme