Google ADS

Pompeo: Dhuna në Afganistan duhet të zvogëlohet

23:04 | 5 Mars 2020
L G

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u shpreh i zhgënjyer nga dhuna në Afganistan dhe tha se palët në konflikt duhet të përfitojnë nga marrëveshja e paqes, e nënshkruar në fundjavë.

“Dhuna duhet të zvogëlohet menjëherë, në mënyrë që procesi i paqes të ecë përpara”, tha Pompeo.

Ai i bëri komentet pasi Pentagoni tha se forcat amerikane kanë kryer disa sulme “mbrojtëse” ajrore kundër talibanëve në Afganistan, të cilët kanë vrarë 32 forca afgane të sigurisë.

Ka frikë se vala e dhunës do ta kërcënojë marrëveshjen e 29 shkurtit, të nënshkruar në Doha midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve, me synimin për t’i dhënë fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Marrëveshja do t’iu mundësojë forcave aleate të largohen nga Afganistani, në këmbim të angazhimeve të ndryshme nga talibanët.

“Ne kemi ende besim se udhëheqja talibane po punon për t’i përmbushur angazhimet e saj. Ne jemi duke punuar në tonat”, tha Pompeo, raporton REL.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, tha të mërkurën se talibanët po e respektojnë marrëveshjen duke mos i sulmuar forcat e SHBA-së dhe ato të koalicionit, “por jo në aspektin e zvogëlimit të dhunës.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme