Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të hënën se bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Koresë së Veriut po shkojnë mirë. Ai informoi gazetarët në Singapor, në prag të takimit historik mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërmarrin veprime për t’i dhënë Koresë së Veriut “siguri të mjaftueshme” pas çnuklearizimit.
“Nuk ka ndryshim në politikë, ne jemi gati të ndërmarrim veprime që do t’u japin atyre siguri të mjaftueshme se çnuklearizimi nuk është diçka që do të përfundonte keq për ta. Përkundrazi, ai do të çonte në një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e Koresë së Veriut.”
Zoti Pompeo tha se sanksionet amerikane ndaj Veriut do të mbeten në fuqi derisa vendi të jetë çnuklearizuar. Por nëse diplomacia nuk lëviz në drejtimin e duhur, – tha ai – sanksionet “do të rriten”.
“Çnuclearizimi i plotë, i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm i Gadishullit Korean është i vetmi rezultat që Shtetet e Bashkuara do të pranojnë. Sanksionet do të mbeten derisa Koreja e Veriut eliminon armët e saj të të shkatërrimit në masë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme.”
Ai tha se në këtë rast verifikimi i rezultateve është me rëndësi kyçe:
“Shtetet e Bashkuara janë mashtruar më parë, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shumë presidentë kanë nënshkruar më parë në letër por më vonë kanë konstatuar se koreanoveriorët ose nuk kishin premtuar atë që ne kishim menduar, se kishin hequr dorë nga premtimet. Ne do të krijojmë një sistem mjaft të fuqishëm, për të garantuar se jemi në gjendje t’i verifikojmë këto rezultate”.
Zoti Pompeo hodhi poshtë një njoftim të gazetës Nju Jork Times, ku sipas tij lihej të kuptohej se ekipi amerikan nuk ka ekspertizën e duhur teknike për çmontimin e programit koreanoverior të armëve.
“Për më shumë se tre muaj, një grup pune ndërinstitucional prej mbi 100 ekspertësh është mbledhur disa herë në javë për të trajtuar çështjet teknike dhe logjistike që lidhen me çmontimin e programit të armëve të Koresë së Veriut”, tha ai.
Sekretari i Shtetit nuk dëshiroi të thotë nëse Presidenti Trump do të shqyrtonte tërheqjen e trupave amerikane nga gadishulli Korean./VoA/
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin