Pompeo arrin në vizitë të paparalajmëruar në Afganistan

17:16 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, arriti në Kabul, për një vizitë të paparalajmëruar më herët.
  Një zyrtar i Qeverisë afgane e konfirmoi lajmin për Radion Evropa e Lirë.

Kjo është vizita e parë Pompeos në Afganistan prejse ka marrë pozitën.

Ai do të takojë presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, ndërsa do të mbajë edhe një konferencë për media.

Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Afganistan, në kuadër të një misioni që udhëhiqet nga NATO-ja.

Ata kryesisht janë të angazhuar në operacione antiterroriste, që kanë në shënjestër militantët e grupit Shteti Islamik dhe të Al Kaidës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme