Google ADS

Polonia: Sulmi ndaj Ukrainës tashmë e ka transformuar Europën

23:35 | 5 Mars 2022
Trina Galanxhi

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua sot me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm polak në qytetin kufitar polak të Rzeszow.

Në një takim pranë kufirit polako-ukrainas, i cili është kaluar nga qindra mijëra refugjatë ditët e fundit, Blinken vlerësoi reagimin e Polonisë ndaj veprimeve të Rusisë, transmeton portal arbresh.info
Polonia, një anëtare e NATO-s, është shtëpia e rreth 10,000 trupave amerikane, më shumë se gjysma e të cilave mbërritën javën e kaluar.

“Veprimi i Polonisë është kyç për t’iu përgjigjur kësaj krize. Ajo ka bërë shumë për të lehtësuar ndihmën e sigurisë për Ukrainën,” tha Blinken në një conference shtypi.

Departamenti i Shtetit tha më herët se Sekretari i Shtetit do të diskutonte për sigurinë dhe ndihmën humanitare dhe do të falënderonte Poloninë për mirëpritjen e refugjatëve ukrainas. Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se numri i tyre mund të rritet në 1.5 milionë deri në fund të fundjavës, nga 1.3 milion njerëz aktual.

Autoritetet polake kanë theksuar se do të vazhdojnë të pranojnë refugjatë, pavarësisht kombësisë, racës dhe fesë.

Ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, ka deklaruar se “sulmi ndaj Ukrainës e ka transformuar tashmë Europën”.

Ai tha se Polonia nuk do të pranonte asnjë ndryshim territori të shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i paligjshëm. Rusia i quan operacionet e saj në Ukrainë një operacion ushtarak special, jo një pushtim. Ai thekson qëllimin e denazifikimit dhe çarmatimit të Ukrainës.

Blinken mbërriti në Poloni nga Brukseli ku u takua dje me ministrat e jashtëm të NATO-s, G7 dhe Bashkimit Europian për të diskutuar veprimet e Perëndimit kundër pushtimit rus në Ukrainë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme