Ministri i jashtëm polak ka hedhur poshtë idenë e krijimit të një ushtrie të BE-së të pavarur nga NATO-ja në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Polonia, tha ai ka nevojë për prezencën amerikane për të garuar me Rusinë, transmeton portali arbresh.info.
Kombinimi i forcave ushtarake të 28 shteteve anëtare të BE-së ka qenë një ide e disa prej liderëve të Bashkimit Evropian.
Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqi dëshirën për një “ushtri të vërtetë evropiane” për të mbrojtur evropianët nga Rusia, Kina e madje edhe nga SHBA-të vitin e shkuar.
Kurse kancelarja gjermane Angela Merkel i dha mbështetje, duke deklaruar që një ushtri e tillë do të siguronte që “më kurrë të mos ketë luftë mes shteteve evropiane”.
Plani gjithashtu ka mbështetjen e presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker./Arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell