Ushtria e Polonisë tha më 26 gusht se hapësira ajrore e këtij shteti të NATO-s është shkelur, me gjasë nga një dron, pas sulmeve vdekjeprurëse ajrore të kryera nga Rusia ndaj Ukrainës.
Më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë u lëshuan nga Rusia kundër Ukrainës, përfshirë në rajonet perëndimore ukrainase, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke shënjestruar sistemin e energjisë.
Gjatë sulmeve, hapësira ajrore e Polonisë u shkel nga një objekt që hyri nga Ukraina, tha gjenerali i ushtrisë polake.
“Ndoshta po përballemi me hyrjen e një objekti në territorin polak. Ky objekt është konfirmuar nga të paktën tri stacione për gjurmim përmes radiovalëve”, tha gjenerali i ushtrisë polake, Maciej Klisz.
“Është e qartë se karakteristikat e këtij objekti nënkuptojnë se nuk është raketë, as hipersonike, as balistike e as raketë lundruese”, shtoi Klisz.
Ushtria polake tha se po kryen kërkime për atë që “me gjasë është dron” rreth 30 kilometra larg nga kufiri ukrainas, brenda territorit të Polonisë.
“Ka pasur gatishmëri të lartë për neutralizimin e këtij objekti”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Jacek Goryszewski.
Më herët gjatë së hënës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje shteteve evropiane që ta ndihmojnë shtetin e tij për të rrëzuar dronët dhe raketat mbi Ukrainë.
Në mars, Polonia kishte raportuar për shkelje të hapësirës së saj ajrore nga një raketë lundruese ruse dhe kishte kërkuar shpjegim nga Moska për këtë rast.
Një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe më 29 dhjetor 2023, kur një raketë ruse hyri në hapësirën ajrore polake për disa minuta, para se të kthehej në Ukrainë.
Në nëntor të vitit 2022, dy persona u vranë kur një raketë kundërajrore ukrainase ra në një fshat polak, afër kufirit me Ukrainën./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...