Polonia përgatit trenin mjekësor për tu dal në ndihmë ukrainasve të plagosur

15:10 | 24 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Polonia po përgatit një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit të plagosur në pushtimin rus, ka thënë Ministria e Shëndetësisë së Polonisë për Reuters.

Në një deklaratë për newswire, ministria e shëndetësisë e Polonisë tha është duke u përgatitur të pranojë emigrantë nga Ukraina, transmeton arbresh.info.

“Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina, përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur. Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve”, theksoi ajo.

Ministri i Shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski, tha se Polonia ka përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtohen personat e prekur nga konflikti në Ukrainë.

“Në total, ne vlerësojmë për momentin se do të ishte e mundur të pranoheshin disa mijëra pacientë të lënduar si rezultat i armiqësive, përfshirë ata të plagosur rëndë”, tha ai për mediat lokale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme