Google ADS

Polonia nuk do të pranojë më shumë refugjatë

15:55 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministrja e Polonisë ka thënë se vendi i saj nuk mund të pranojë refugjatë, përkundër kërcënimit të BE-së për të ndërmarrë veprime ligjore kundër atyre që nuk përmbushin kuotat.

Së bashku me Hungarinë dhe Austrinë, ky është një nga tri shtetet që nuk kanë rilokalizuar asnjë refugjat të vetëm, duke shkelu obligimet e tyre ligjore dhe përkushtimet, transmeton portali arbresh.info.

“Kjo nuk mund të jetë përgjegjësi vetëm e disa shteteve anëtare – kjo duhet të jetë e përbashkët,” tha Dimitris Avramopoulos, Komisionari Evropian për Migracionin.

Por kryeministrja Beata Szydło tha në një konferencë për shtyp se nuk kishte asnjë marrëveshje formale për kuotat e detyrueshme, për të cilat Hungaria dhe Polonia votuan kundër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme