“Shfaqet në Poloni sëmundja e ‘lopës së çmendur’, e njohur ndryshe si BSE edhe pse rasti i izoluar nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut”, tha të hënën veterinarja kryesore e Polonisë.
Rasti u zbulua më 24 janar gjatë një shqyrtimi rutinë. Autoritetet polake thanë se BSE është shfaqur spontanisht në të gjitha popullatat e kafshëve me një frekuencë shumë të ulët dhe si e tillë nuk ka ndikim në vlerësimin e rrezikut BSE në Poloni.
Pas publikimit të rastit, ekspertët e BE mbërritën të hënën në Poloni për të hetuar rastin në fjalë. Gjithashtu u kryen kontrolle në thertoret polake sepse dyshohet se ato i janë shmangur kontrolleve dhe përbëjnë rrezik për eksportin e mishit në 13 vende që janë anëtarë të Bashkimit Evropian .
Zbulimi i BSE tek lopët britanike bëri që Bashkimi Europian të urdhërojë një embargo mbarëbotërore mbi mishin dhe derivatet e tij në 1996, pasi u mësua se BSE mund të transmetohet tek njerëzit në formën e sëmundjes Creutzfeldt-Jakob, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Embargoja në Evropë u hoq në vitin 1999.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën