Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i cilësuar pretendimet e Minskut si “gënjeshtra dhe provokim” në kohën kur tensionet midis shteteve fqinje janë përshkallëzuar.
Raportet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira për vite të tëra, janë në një pikë të ulët që kur lideri autoritar bjellorus Aylasandr Lukashenka lejoi Moskën që të përdorë territorin e shtetit të tij për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.
“Ka gënjeshtra dhe provokime nga ana e Bjellorusisë”, tha Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacione të forcave të armatosura të Polonisë.
“Definitivisht nuk ka pasur një shkelje të tillë. Kjo bazohet edhe në mesazhet e dërguara nga piloti dhe nga të dhënat e sistemit të radarit”, tha ai për AFP-në.
Shërbimi kufitar i Bjellorusisë i publikoi pretendimet në kanalin në Telegram, duke bashkëngjitur edhe një video ku pretendohet se shfaqet helikopteri duke fluturuar në territorin bjellorus.
“Një helikopter ushtarak i Polonisë, i llojit Mi-24, kaloi kufirin shtetëror në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, fluturoi deri në 1.200 metra brenda territorit bjellorus dhe më pas u kthye mbrapsht”, tha shërbimi kufitar.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë thirri në bisedë të ngarkuarin me punë të Polonisë dhe tha se “palës polake i është kërkuar shpjegim për ngjarjen dhe të kryejë një hetim të hollësishëm”.
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se “është e mundur që ky të jetë një provokim bjellorus”.
“Ne do ta analizojmë situatën. Megjithatë, deklaratat nga pala bjelloruse duhet të merren me kujdes të madh”, tha ai për televizionin Polsat News.
Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në qershor.
Mes dy shteteve ka pasur tensioneve të reja, veçmas që kur luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, u zhvendosën në Bjellorusi, pas rebelimit të shkurtër kundër ushtrisë ruse në qershor.
Javën e kaluar, Polonia dhe shtetet e Baltikut kërkuan që Bjellorusia të dëbojë luftëtarët e Wagner-it.
Lukashenka ka thënë se një kërkesë e tillë është “budallallëk” dhe i ka akuzuar këto shtete se “po përhapin histeri për praninë e punonjësve të ushtrisë private të Wagner-it në territorin tonë”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...