Polonia është një hap më pranë heqjes së të drejtës së votës nga Bashkimi Europianm, pas dritës jeshile që senati i saj i dha të shtunën projektligjit polemizues, i cili rrezikon të minojë seriozisht pavarësinë e gjyqësorit.
Legjislacioni i kthyer në shkëndijën e protestave masive anembanë vendit, mund të detyrojë largimin e të gjithë pjestarëve të gjykatës së lartë, me përjashtimin e atyre që do të vendosë t`i mbajë presidenti polak.
Plani i Varshavës zyrtare e tërboi BE-në dhe të mërkurën, Komisioni Europian paralajmëroi me masa të paaplikuara ndonjëherë më parë ndaj një shteti anëtar, nëse partia polake në pushtet “Ligj dhe Drejtësi”, nuk hiqte dorë nga propozimi i saj.
Por as kërcënimi i bllokut, e as vërshimi i njerëzve nëpër rrugë, nuk e ndaluan senatin e kontrolluar prej saj, që të aprovonte nismën në një seancë të lodhshme, gati 16 orëshe.
Për t’u kthyer në ligj, tani asaj i nevojitet firma e presidentit Andrzej Duda. Vëzhguesit thonë se nënshkrimi i kreut të shtetit është mëse i sigurtë. Kritikët nuk kanë mundur ta ndalojnë procesin që varros, sipas tyre, pavarësinë e organeve juridike dhe argumenti i dhënë për shkeljen e drejtësisë dhe parimeve të ndarjes së pushtetit, nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Nëse Komisioni Europian e zbaton kërcënimin duke aktivizuar nenin 7 të marrëveshjes së BE-së, dëmi i imazhit do të ishte i jashtëzakonshëm, megjithëse aleati i Jarosllav Kaczynskit, Viktor Orban, me veton e tij mund ta ndryshonte rrjedhën e votimit në Këshillin e BE-së.
Me kosto të lartë do të ishte kryesisht procedura e shkeljes së marrëveshjes, për të cilën mund të vendosen gjoba, e kësaj mase mund t’i shtohet edhe shkurtimi i subvencioneve agrare.
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...