Një zyrtar polak thotë se përkundër pohimeve të Gjermanisë, asnjë dokument nuk flet se Polonia hoqi dorë nga e drejta për të kërkuar dëmshpërblim për pasojat që ka shkaktuar Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Berlini zyrtar këmbëngul se Polonia ka hequr dorë nga kjo e drejtë në vitin 1953, në kohën kur ishte nën kontrollin e Moskës.
Megjithatë, deputeti i partisë në pushtet në Poloni, Arkadiusz Mularczyk, thotë se “nuk ka prova të cilat do t’i konfirmonin këto pohime dhe se një kopje nga viti 1953 e nënshkruar vetëm nga udhëheqësi i Polonisë së asaj kohe, nuk është ligjërisht e detyrueshme”.
Ai beson se dëmshpërblimi të cilin do ta paguante Berlini vetëm se do të përmirësojë raportet mes dy vendeve, pasi sipas tij, Polonia nuk ka qenë e dëmshpërblyer për humbjet njerëzore dhe materiale nën pushtimin nazist.
Mularczyk kryeson një ekip ekspertësh i cili llogarit humbjet, pas çka të dhënat do t’ia paraqesë Gjermanisë.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...