“Ne jemi të vetëdijshëm se sulmet kibernetike janë bërë mjete të politikës së shekullit 21 dhe gjithashtu janë përdorur nga fqinji ynë”, tha Blaszczak, duke iu referuar Rusisë
Polonia ka njoftuar hapjen e një njësie të re ushtarake të sigurisë kibernetike, transmeton (AA).
Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, theksoi se qëllimet e njësisë përfshijnë mbrojtjen, zbulimin dhe në bazë të nevojës mbrojtjen e Forcave të Armatosura të Polonisë nga sulmet kibernetike.
“Ne jemi të vetëdijshëm se sulmet kibernetike janë bërë mjete të politikës së shekullit 21 dhe gjithashtu janë përdorur nga fqinji ynë”, tha Blaszczak, duke iu referuar Rusisë.
Duke theksuar se forca e sigurisë kibernetike do të ishte një pjesë themelore dhe kyçe e Forcave të Armatosura të Polonisë, Blaszczak tha se gjenerali Koral Molenda i ushtrisë polake u emërua në krye të njësisë.
Kjo masë vjen pasi në vitin 2021 posta elektronike private e kreut të kancelarisë së kryeministrit polak, Michal Dworczyk, u hakua dhe ishte e disponueshme në internet.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...