Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka thënë sot se Polonia është e gatshme që Ukrainës t’i dërgojë aeroplanët luftarakë F-16 të prodhuar në SHBA.
“Sa i përket kësaj çështje, do të veprojmë në koordinim me anëtarët e tjerë të NATO-s dhe SHBA-të”, shtoi Morawiecki, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që çdo herë e më shumë zyrtarë në Pentagon në heshtje po lobojnë për të miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarake F1-6 në Ukrainë, për ta ndihmuar të mbrohet nga dronët dhe raketat ruse.
Aeroplanët amerikanë F-16 ishin në krye të listës së dëshirave të autoriteteve ukrainase, që i kërkonin nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.
Por Washingtoni dhe Kievi prioritet deri më tani i kanë dhënë artilerisë, mjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, me qëllim që të mund të mbrojnë infrastrukturën civile por edhe të çlirojnë territoret e pushtuara.
E duke marrë parasysh se Ukraina planifikon fillimin e ofensivës së re në pranverë për të çliruar territoret e pushtuara, nga zyra e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes po zhvillohet një fushatë për dërgimin e aeroplanëve luftarakë në Ukrainë, e këtë e kanë konfirmuar për Politico zyrtarët nga kjo zyrë. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...