Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën për azil, si pjesë e strategjisë për të kufizuar migrimin ilegal teksa rriten tensionet me Bjellorusinë.
Varshava e akuzon Minskun që po dërgon qëllimisht migrantët në pikën kufitare.
“Njëra prej pikave të strategjisë së migrantëve do të jetë që përkohësisht të pezullohet e drejta për azil”, ka thënë kryeministri polak, Donald Tusk më 12 tetor.
“Do ta kërkoj këtë, do të kërkoj njohje në Evropë për këtë vendim”, ka thënë ai para grupimit të tij, Koalicioni Civil, anëtari më i madh në koalicionin qeverisës të Polonisë.
Tusk ka thënë se e drejta për azil është duke u shfrytëzuar nga lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kontrabandistët e njerëzve, duke vepruar kundër të drejtës që parasheh azili.
Rusia dhe Bjellorusia mohojnë se janë përgjegjëse për orkestrim të krizës.
Migrimi ka qenë lart në agjendën e Polonisë qysh prej vitit 2021, kur ka nisur të përballet me numër të madh të migrantëve prej Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Prej kur e ka marrë pozitën, në dhjetor të vitit 2023, Tusk ka çuar përpara politika të ashpra ndaj migrimit, çka ka rritur zërat e aktivistëve, që kanë shpresuar se ai do t’i braktiste politikat e administratës së kaluar nacionaliste.
Marysia Zlonkiewicz prej grupit Granica, organizatë joqeveritare që u ndihmon migrantëve në kufi, ka thënë se pezullimi i të drejtës për azil është kundër Kushtetutës dhe mund t’i çojë migrantët në duart e kontrabandistëve./rel
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...