Një mision paqeruajtës ndërkombëtar duhet të dërgohet në Ukrainë dhe t’i jepen mjetet për të mbrojtur veten, tha të martën lideri i partisë në pushtet të Polonisë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Jaroslaw Kaczynski i bëri komentet e tij pasi ai dhe kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë mbërritën në Kiev për t’i dhënë mbështetjen e tyre Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton portal arbresh.info
“Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeruajtës, ndoshta edhe të NATO-s, ndoshta një strukturë edhe më të gjëtë ndërkombëtare, por në Ukrainë duhet të një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet dhe i cili do të veprojë në territorin ukrainas”, tha ai.
“Do të jetë një mision që do të përpiqet për paqen, për të dhënë ndihma humanitare, por në të njëjtën kohë do të mbrohet edhe nga forcat përkatëse, forcat e armatosura”, tha Kaczynski, i cili shihet si vendimmarrësi kryesor në Poloni.
Sulmet ajrore dhe granatimet ruse goditën Kievin të martën, duke vrarë të paktën pesë persona, thanë autoritetet, ndërsa forcat pushtuese forcuan kontrollin e tyre dhe kryebashkiaku shpalli një shtetrrethim 35-orësh./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation