Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.92 miliardë dollarësh për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore.
Marrëveshja është arritur me kompanitë ndërkombëtare të mbrojtjes, MBDA, bëri të ditur Qeveria britanike më 7 nëntor.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha e ky partneritet do të ndihmojë në forcimin e sigurisë evropiane, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.
Sistemi i mbrojtjes ajrore, që Polonia ka blerë, do të mundësojë lëshimin e raketave drejt kërcënimeve sikurse mund të jenë raketat lundruese apo avionët luftarakë në një rreze prej më shumë se 40 kilometrash, tha ministria.
“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm përpara për lidhjet tona historike të mbrojtjes me Poloninë, furnizimi me gjeneratën e re të aftësive të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të veprohet për të penguar armiqtë tanë”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.
Polonia gjendet në kufi me Rusinë dhe Ukrainën, shtete që po zhvillojnë luftë që nga shkurti i vitit 2022./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...