Google ADS

Poloni, shpallet fajtori për aksidentin ajror ku humbi jetën ish-presidenti

11:16 | 14 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjykata në Poloni ka shpallur fajtor ish-shefin e kabinetit të kryeministrit për neglizhencë për aksidentin ajror në Rusi në vitin 2010, i cili përfundoi me fatkeqësi ku humbi jetën presidenti i vendit Lech Kaczynski dhe 95 persona të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjykata e Varshavës vendosi që Tomasz Arabski, shefi i kabinetit të kryeministrit të atëhershëm Donald Tusk, ka çuar në rrezik presidentin duke lejuar një fluturim të rrezikshëm në ish aeroportin ushtarak në zonën ruse Smolensk.

Për Arabski-n u vendos dënim me burg prej 10 muajsh, ndaj të cilës ka të drejtë ankese.

Hetuesit për rrëzimin e avionit, që ndodhi më 10 prill 2010, fajësuan faktorin njerëzor lidhur me kushtet e këqija të motit.

Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i Lech, i cili është kreu i Partisë Polake në pushtet për Drejtësi, fajëson qeverinë e atëhershme dhe kryeministrin Tusk për neglizhencë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme