Senati i Polonisë e ka miratuar legjislacionin kundërthënës, me të cilin rregullohet të shprehurit për Holokaustin, i cili ka për qëllim ta mbrojë imazhin e Polonisë.
Ky legjislacion u miratua përkundër vërejtjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe zemërimit nga ana e Izraelit.
Ky legjislacion, i miratuar mbrëmë vonë me 57 vota për dhe 23 kundër, e dy abstenime, parasheh dënim me burg deri në tri vjet, për çdokend që kampeve të koncentrimit të Gjermanisë naziste u referohet si “kampet polake të vdekjes” ose e akuzon Poloninë për bashkëpunim me krimet e nazistëve, transmeton radio evropa e lire.
Ky legjislacion tash pritet të nënshkruhet nga presidenti i Polonisë, i cili e ka mbështetur atë.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kërkuar nga Varshava që të hedhet poshtë ky legjislacion, duke thënë se ai e kufizon lirinë e të shprehurit dhe kërkimet shkencore.
Izraeli, po ashtu, ka thënë se legjislacioni paraqet përpjekje për mohimin e involvimit polak në vrasjet e hebrenjëve nga nazistët gjermanë./REL
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...