Një dyqan i madh në një qendër tregtare në Krakov po ofron rroba falas për refugjatët nga Ukrainë.
Qendra tregtare gjithashtu është kthyer në një strehë të përkohshme për qindra refugjatë, transmeton portal arbresh.info
Në pak më shumë se një javë, një ish-hipermarket në qendrën tregtare Plaza është rinovuar dhe është kthyer në një dyqan të madh me departamente që ofrojnë lloje të ndryshme veshjesh dhe këpucësh. Ai përfshin dhoma montimi si dhe zona lojërash për fëmijë.
Iniciativa – e njohur si Szafa Dobra, që do të thotë “Gardrobe e së mirës” – është një nga më të mëdhatë midis një sërë veprimesh në të gjithë Poloninë për të ofruar ndihmë për refugjatët ukrainas, të cilët kanë arritur në Poloni me shumë pak gjëra.
“Szafa Dobra i ngjan një dyqani normal rrobash, me ndryshimin që rrobat u jepen refugjatëve falas,” tha Maria Wojtacha, drejtore e International Bund Polska, e cila drejton projektin Open Krakóë në partneritet me autoritetet e qytetit.
Organizata e saj ka lançuar dyqanin falas të rrobave në bashkëpunim me gjigantin e mobiljeve IKEA, firmën e ndërtimit Strabag dhe kompaninë e veshjeve Diverse, raporton LoveKrakoë, një uebsajt lokal lajmesh.
Rreth 1.8 milionë njerëz kanë kaluar kufirin nga Ukraina në Poloni që nga pushtimi i Rusisë. Qeveria nuk ka ngritur kampe apo objekte të tjera strehimi në shkallë të gjerë dhe, si rezultat, ata që kalojnë kufirin shpesh kanë lëvizur drejt qyteteve të mëdha anembanë vendit.
Javën e kaluar, një numër i këtyre qyteteve deklaruan se nuk mund të strehonin më refugjatë. Kjo përfshinte Krakovën, e cila deri në atë moment kishte marrë rreth 100,000 njerëz, ekuivalente me 13% të popullsisë së saj të mëparshme./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...