Shefi i hetimit për rrëzimin e avionit presidencial polak në vitin 2010 në Smolensk, Waclaw Berczynski konfirmoi sot se një analizë e re tregonte se avioni kishte shpërthyer në fluturim, para se të prekte tokën.
Waclaw Berczynski, i cili drejton një komision të ri hetimi të ngritur nga qeveria konservatore e ardhur në pushtet në vitin 2015, ka bërë këtë deklaratë ditën e shtatë vjetorit të dramës ku humbi jetën presidenti, Lech Kaczynski dhe 95 persona të tjerë, pjesa më e madhe zyrtarë të lartë.
Disa ceremoni do të shënojnë këtë përvjetor, me pjesëmarrjen e shumë autoriteteve shtetërore.
Sipas partisë nacionaliste në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), drejtuar nga vëllai binjak i ish-presidentit, Jaroslaw Kaczynski, rrëzimi i avionit nuk ka qenë aksidental, ndryshe nga sa ishte përcaktuar në hetimin e parë të ndërmarrë nën qeverinë e liberalit, Donald Tusk.
Sipas hetimit nën qeverinë e liberalit, Donald Tusk bëhej fjalë për gabim njerëzor dhe kushtet e këqija meteorologjike. Sipas këtij hetimi avioni ishte rrëzuar në tokë pasi kishte humbur drejtimin pas përplasjes me një degë peme.
“Avioni ka filluar të shkatërrohet dhe të humbasë pjesët në ajër. Copat kanë rënë në tokë larg kësaj peme”, theksoi Berczynski.
“Degët e pemëve nuk ka asnjë influencë mbi katastrofën”, shtoi ai.
“Ka pasur shpjegim sipas të cilit avioni është përplasur me një degë peme nga njëri krah dhe është rrëzuar, gjë që ka shkaktuar katastrofën, por kjo nuk është e vërteta”, shtoi ai.
Hetuesi, i cili është shprehur se e ka nxjerrë këtë përfundim nga analiza mes pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë rusë, ka pranuar se për momentin nuk ishte në dijeni për shkakun e katastrofës.
Pjesë të avionit janë dërguar këtë muaj në katër laboratore të huaja për të kërkuar gjurmë të shpërthimit, ndërkohë që drejtësia polake është shprehur se ka si qëllim të padisë kontrollorët rusë si shkaktarë të qëllimshëm të katastrofës, një tezë që Moska e dënon.
Avioni i rrëzuar në Smolensk transportonte presidentin, Kaczynski dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë, të cilët do të merrnin pjesë në Katyn, pranë Smolenskut, në një ceremoni në kujtim të mijëra oficerëve polakë të vrarë nga policia politike e Stalinit në vitin 1940.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...