Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka nënshkruar një dekret që nuk u lejon homoseksualëve të adoptojnë fëmijë, transmeton arbresh.info.
Duda vuri në pah se fëmijët kanë një vend special në Kushtetutën e Polonisë, prandaj çështja e birësimit nga çiftet e së njëjtës gjinie duhet të rregullohet në mënyrë më të qartë.
Ai njoftoi se do t’ia paraqiste edhe Dhomës së Ulët të Parlamentit polak (Sejm) vendimin e tij.
“Jam shumë i lumtur që mund ta përmbush premtimin tim. Por, mbi të gjitha, unë jam shumë i kënaqur që kam zbatuar atë që kam planifikuar që nga fillimi i presidencës sime”, tha Duda.
“Mbrojtja e familjeve dhe fëmijëve polakë ka qenë gjithmonë qëllimi im”, theksoi ai.
Sipas draftit të nënshkruar nga kreu i shtetit polak, vetëm çiftet në kuadër të institucionit të familjes së përcaktuar me me Kushtetutë (burrë dhe grua) kanë të drejtë birësimi.
Ky ndryshim kushtetues, i cili parashikon ndalimin e birësimit për çiftet e kurorëzuara të së njëjtës gjinie, po ashtu personat që jetojnë vetëm, mund të birësojnë një fëmijë vetëm pasi të jenë bërë verifikimet e nevojshme nga gjykatat përkatëse.
Një draft për ndryshime në Kushtetutë mund t’i paraqitet Sejmit nga të paktën 20% e deputetëve dhe për t’u miratuar nevojiten 2/3 e votave të tyre./ arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...