Sipas sondazheve publike të bëra pas raundit të parë, Duda ka një mbështetje prej 50.9 për qind ndërsa Trzaskowski 49.1 për qind.
Në Poloni sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Raundi i parë i garës zgjedhore për president në Poloni u mbajt më 28 qershor. Në raundin e dytë garojnë Andrzej Duda, i mbështetur nga Partia në pushtet për Ligj dhe Drejtësi (PiS) si dhe kryebashkiaku akual i Varshavës, Rafal Trzakowski i cili mbështetet nga Platforma Civic (PO) e formuar nga liberalët e majtë dhe të gjelbërit.
Në vendin me një popullsi prej rreth 38 milionë banorë, qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 21:00 me orën lokale.
Sipas sondazheve publike të bëra pas raundit të parë, Duda ka një mbështetje prej 50.9 për qind ndërsa Trzaskowski 49.1 për qind.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua dy javë më parë dhe ku garuan 11 kandidatë, Duda fitoi 43.5 për qind ndërsa Trzaskowski 30.5 për qind të votave, të cilët kaluan më pas në raundin e dytë.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...