Presidenti polak Andrzej Duda tha se vendi do të ndërmarrë “hapat e duhur ligjorë” kundër gjigantit rus të energjisë Gazprom pasi Rusia ndërpreu furnizimin me gaz në Poloni.
Rusia gjatë ditës së sotme i ka ndaluar furnizimin me gaz edhe Bullgarisë, transmeton portal arbresh.info
Përkatësisht, Moska kërkon nga vendet e ashtuquajtura “armiq” që të paguajnë gazin rus në rubla, gjë që u refuzua si nga Polonia ashtu edhe nga Bullgaria.
Sipas Presidentit polak, ndalimi i gazit përbën shkelje të kontratës dhe se Polonia do të kërkojë kompensim adekuat.
Një pjesë e madhe e vendeve të Europës janë duke u përgatitur që sa më shpejtë të heqin dorë nga varësia e gazit rus./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...