Politikat strikte të presidentit Donald Trump ndaj emigracionit po shtyjnë mijëra vetë të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Kanadasë.
Vendi po përjeton një rritje masive të refugjatëve, e sipas autoriteteve, që nga mesi i korrikut numri i azilkërkuesve që kanë kaluar kufirin jugor është trefishuar. Vetëm në afërsi të vendkalimit kufitar “Lacolle” në provincën Quebec, një fotograf i agjencisë franceze “AFP” pa të dielën në mëngjes më shumë se 150 vetë që po kalonin kufirin në këmbë.
Sipas autoriteteve, shumica e refugjatëve janë nga Haiti, por edhe somalezë dhe jemenas. Haitianët gëzojnë në SHBA status të mbrojtur vetëm deri në fund të vitit. Ky status iu dha rreth 60 mijë vetëve nga ky vend në Karaibe, pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010.
Ndryshimet e ligjeve të emigracionit në SHBA, të planifikuara nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, pritet të prekin edhe lejet e përhershme të qëndrimit në Amerikë, të ashtuquajturat “Green Cards”. Ato do të përgjysmohen në vetëm 500 mijë leje në vit.
Trump e kritikon sistemin e deritanishëm të lotarisë dhe preferon vetëm ata të huaj që kanë lidhje familjare në SHBA. Në këtë mënyrë vijnë në vend shumë të huaj të pakualifikuar, që u marrin punën amerikanëve. Sipas Trump, kjo rëndon “punëtorët, taksapaguesit dhe burimet e komunave amerkane”.
Ligji parashikon që në të ardhmen, dhënia e “Green Card” të bëhet në bazë të një sistemi pikësh, si në Australi e Kanada, të cilat vlerësojnë aftësitë e kandidatëve dhe njohuritë e tyre të anglishtes.
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...