Ish-kryetari i kantonit Valais në Zvicër, Oskar Freysinger, nga partia SVP, po ankohet se humbi zgjedhjet e mbajtura së voni, shkaku i shqiptarëve që jetojnë në këtë kanton.
Pasi autoritetet e drejtësisë, gjetën se zgjedhjet ishin të rregullta dhe nuk ka ndodhur asnjë problem gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave, presidenti i SVP-së, Jerome Desemeules është duke u përpjekur për të parandaluar qeverinë e re nga marrja e detyrës, shkruajnë mediat në Zvicër.
Sipas tij, një i krishterë i komuniteti shqiptar në këtë kanton ka “mbledhur fletëvotimet e komunitetit shqiptar në komunën e tij dhe i ka mbushur për kundërkandidatin e SVP-së”.
Kjo ankesë i është dërguar Komisionit Shtetëror për Drejtësi në Zvicër.
Sipas këtij dokumenti numri i kosovarëve të natyralizuar në Valais që nga viti 1991 sillet rreth 1 mijë e 500 qytetarë me të drejtë vote. Partia e akuzon ministrin e ri nga partia tjetër Christophe Darbellay që ka lidhje të forta me komunitetin shqipfolës në këtë kanton.
“Ai është parë si shumë i afërt me këtë komuniteti dhe në këtë mënyrë ai edhe i ka organizuar ata për ta shitur votën për partinë e tij”, thuhet në këtë ankesë, raporton Insajderi.
Por autoritetet e reja në kantonin Valais thonë se është e pamundur të argumentohet një gjë e tillë dhe se kjo ka mundur të ndodhë edhe me komunitetet tjera pakicë.
Partia që ka fituar zgjedhjet UBC, thotë se partia opozitare dëshiron vetëm të bëjë zhurmë dhe ka zgjedhur një temë aspak të besueshme që të krijoj konfuzitet.
Zgjedhjet e mbajtura me 19 mars në këtë kanton nxorën fitues liberalin Frederic Favre që e mundur Oskar Freysinger me 2 mijë vota diferencë. Janë më shumë se 64 ankesa për këtë proces votimi dhe nëse gjendet se ka ndodhur shitje e votës atëherë kantoni shkon në zgjedhje të reja.
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...